Finalja e parakohshme Spanjë-Gjermani, zbulohen formacionet zyrtare

Finalja e parakohshme Spanjë-Gjermani, zbulohen formacionet zyrtare

Spanja dhe Gjermania do të luajnë pas pak super duelin mes tyre, e vlefshme për një biletë në gjysmëfinale, ku spektakli duket i garantuar. “La Roja” e mbylli Grupin B me pikë të plota, ku bënte pjesë dhe Shqipëria, ndërsa në 1/8-at mposhti 4-1 Gjeorgjinë debutuese.
Nga ana tjetër, “Pancerat” organizatorë gjithashtu dolën të parët në Grupin A me 7 pikë, teksa mposhtën 2-0 Danimarkën në një duel me polemika. Drejtësi në këtë takim do të vendosë arbitri anglezi Anthony Taylor.
Sa i përket formacioneve, De La Fuente do të luajë me vendosjen e zakonshme 4-2-3-1. Morata do të jetë në majën e sulmit, i mbështetur nga Ëilliams dhe Yamal.
Në krahun tjetër as Gjermania nuk ka bërë ndryshime, duke hedhur në fushë Havertz në majën e sulmit, i cili do të mbështetet nga talenti Musiala dhe Sane.
FORMACIONET ZYRTARE:
Burimi