Festivali i 63-të i Këngës, Elhaida Dani zbulon suprizat: Për herë të parë voton edhe diaspora

Festivali i 63-të i Këngës, Elhaida Dani zbulon suprizat: Për herë të parë voton edhe diaspora

Showbiz E Martë, 10 Dhjetor 2024 15:53
Festivali i 63-të i Këngës po afron dhe sot stafi drejtues kanë zbuluar edhe detaje. Drejtoresha artistike e Festivalit është Elhaida Dani, e cila ka theksuar se i gjithë stafi dhe artistët po punojnë intensivisht për të perfeksionuar performancat e tyre. Skuadrës i janë bashkuar dy producentët, Shpëtim Saraçi dhe Alfred Kaçinari. Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së dhe Drejtoresha e Festivalit, Aurora Polo në një deklaratë për mediat theksoi se ky edicion do të sjellë 30 krijime artistike për të cilat po punohet vazhdimisht që të jenë në lartësinë e duhur.
“Këtë vit Festivali përfaqësohet nga 30 krijime artistike. Ky festival do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga 19-22 dhjetor. Si drejtoreshë e këtij festivali falenderoj këtë ekip artistësh dhe profesionalistësh për të sjellë një festival dinjitoz dhe për të kënaqu shikueshmërinë, besnikët, nostalgjikët dhe të tërheqim sa më shumë të rinj pranë Festivalit të Këngës”,-tha ajo.

Nga ana tjetër, Dani theksoi se do të ketë edhe të ftuar, ndërsa i gjithë spektakli do të jetë i ndërthurur mes tradicionales dhe modernes. ”Nuk do të jetë vetëm gara bëjnë element i bukur në këtë festival, por ne kemi dhe shumë të ftuar në festival duke nisur nga të ftuar modern dhe ata që kanë dhënë shumë për vendin tonë. Gjëja kryesore që ne duam të bëjmë në këtë festival është të ndërthurim dy element që është modernia me rrënjën e cila është dhe tema e këtij festivali. Rrënjët që na kthejnë në atë që na ka bërë kush jemi sot, rrënjët që na rrisin dhe na kthejnë në degët dhe lulet që të lulëzojmë dhe të krijojmë artin e të ardhmes. Kam shumë emocione dhe jam shumë e lumtur dhe shpresoj shumë që do shkoj çdo gjë mirë”,-tha Dani.
Magjia e spektaklit do të jetë nën regjinë e Redi Trenit. Ndërkohë, moderimi i këtij eventi aq të rëndësishëm muzikor i është besuar këtë vit Enkel Demit dhe Ornela Bregut. Bashkë-moderatorë në zonën e këngëtarëve do të jenë Dalina Buzi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente