Fero për Arbenitën: Më kërkoi ta trajtoja si në ”Fifty Shades of Grey”, pastaj e përdori për…
Showbiz E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 11:12
Ish-reperi i njohur, Fero është në krye të lajmeve rozë për situatën me ish-gruan, modelen e njohur Arbenita Ismaili. Këtë herë ai ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku mohoi kategorikisht akuzat për dhunë ndaj ish-partneres së tij, duke sqaruar se i vetmi incident i përfolur ka ndodhur në një rrethanë të veçantë.
Ai tregoi se gjatë kohës kur ishin ende të dashuruar, teksa po shikonin së bashku filmin “50 Shades of Gray”, Arbenita kishte kërkuar që ai të sillet si personazhi kryesor i filmit. Sipas tij, kjo situatë ndodhi me dëshirën e saj dhe jo si një akt dhune nga ana e tij.
Fero shpjegoi se filmi i cili përshkruan një marrëdhënie sadomazokiste midis një biznesmeni të fuqishëm dhe një studenteje të virgjër, ishte shkaku që çoi në incidentin që më vonë sipas tij Arbenita e përdori kundër tij duke fotografuar veten dhe duke ruajtur këto imazhe për t’i përdorur si prova.
Fero pretendoi se ajo e ndihmuar nga motrat e saj, kishte planifikuar të mblidhte prova kundër tij për ta inkriminuar dhe për t’i marrë vajzën. ”Unë e ndjeva që ajo po përpiqej të më regjistronte tinëz dhe të mblidhte fakte kundër meje”,- tha ai.
Burimi