
EURO 2024/ Austria i shënon 3 herë Polonisë, Lewandowski nuk le asnjë shenjë
👁420
Pas humbjes 1-0 ndaj Francës, austriakët fituan bindshëm 3-1 në përballjen me Poloninë, që edhe njëherë tregoi se epoka e lojtarëve që ka në dispozicion tashmë ka përfunduar.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, por Austria tregoi se ishte më kërkuese dhe shtoi sulmet në portën e kundërshtarëve. Në minutën e 66 vjen dhe goli i avantazhit me Baumgartner, teksa Arnautoviç vuloi fatin e këtij takimi nga pika e bardhë.
Në këtë ndeshje pati dhe për Lewandowskin, i cili përveç një kartoni të verdhë nuk la asnjë statistikë tjetër. Austria merr 3 pikët e para dhe tregon se është një pretendente e vërtetë në grupin e ferrit për të kaluar në fazën e 1/8.
Burimi