Erion Veliaj me biçikletë te ambasada gjermane!

Erion Veliaj me biçikletë te ambasada gjermane!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mirëpritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner, në rast të përkujtimit të 2 Korrik 1990.
Në hyrje të Ambasadës gjermane është vendosur dhe një monument për të kujtuar ditën kur shqiptarët hynë me guxim në ambasadat e huaja.
“Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë 🇩🇪, Karl Bergner, dhe miq të tjerë, dëshmitarë të ngjarjeve të fillimviteve ’90, përkujtuam sot 2 Korrikun 1990, ditën kur mijëra shqiptarë 🇦🇱 mposhtën frikën dhe hynë me guxim në ambasadat e huaja, në kërkim të një jete më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre.
Ky monument në hyrje 📍 të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë do të shërbejë si kujtesë e atyre ngjarjeve.”, shkruan Veliaj.
 
Burimi