![Enton Abilekaj: Rama e kishte vendosur që t’ia hiqte mandatin Belerit që kur e arrestoi](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/enton-abilekaj-rama-e-kishte-vendosur-qe-tia-hiqte-mandatin-belerit-qe-kur-e-arrestoi_6687cf1a1f408.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Enton Abilekaj: Rama e kishte vendosur që t’ia hiqte mandatin Belerit që kur e arrestoi
👁697
Gazetari i njohur Enton Abilekaj ka reaguar lidhur me vendimin e KQZ, që i hoqi mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit duke hedhur akuza ndaj Ramës se e kishte vendosur për t’ja hequr që kur u arrestua.
“Që do ia hiqnin mandatin Belerit e kishte vendosur Rama që kur e arrestoi. Edhe që policia, prokuroria, SPAK, GJKKO dhe në fund KQZ, do reshtoheshin nën urdhërat e Ramës, dihej. E vetmja gjë që nuk u kuptua është, cilin mandat i hoqën Belerit?
Se që ta merrte mandatin duhet të bënte betimin. Si mund t’i hiqet një mandat që nuk e ka? Këto janë absurditetet e një shteti që funksionon me urdhërat e një njeriu duke shkelur ligjet.
Burimi