Egli distancohet nga Gjesti: Nga tani je njësoj si të tjerët

Egli distancohet nga Gjesti: Nga tani je njësoj si të tjerët

Showbiz E Shtunë, 25 Janar 2025 17:12
Egli dhe Gjesti janë në një marrëdhënie që ka marrë një kthesë të ftohtë. Dinamika mes tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me momente të ngrohta dhe të tensionuara. Një situatë në shtëpi nxori në pah distancimin e tyre. Egli e shtrirë në shtrat dhe në dukje e lodhur, kërkoi qetësi, duke i thënë Gjestit të largohej.
Gjesti duke insistuar në mënyrë të vazhdueshme, kërkoi përgjigje duke pyetur: “A jemi ndarë?”. Gjesti vazhdoi të qëndronte pranë saj, ndërsa Egli dukej se preferonte të shmangte çdo bisedë. Në një moment, ajo i tha: “Nga tani je njësoj si të tjerët, zotëri. Më lër rehat”.

Paçka tensionit mes tyre, Gjesti nuk u largua menjëherë, ndërsa Egli qëndroi e palëvizur, duke dhënë një mesazh të qartë se dëshironte hapësirën e saj personale. Ky episod ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë ndjekur me kuriozitet marrëdhënien e komplikuar mes dy banorëve.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente