Edi Rama: “Nuk ka lista të mbyllura për ata që kanë një mandat deputeti!” Por pikëpyetje të mëdha se “unë mund të mos jem në lista fare”

Edi Rama: “Nuk ka lista të mbyllura për ata që kanë një mandat deputeti!” Por pikëpyetje të mëdha se “unë mund të mos jem në lista fare”

Edi Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka qenë i prerë kur mbylli njëherë e mirë endërrat e një grupi deputetësh për tu futur te listat e mbyllura ose siç quhen ndryshe “listat e sigurta”.
Kryeministri tha: “Nuk e kemi mbyllur ende të gjithë procesin që do të mbyllet në Kryesi, por dua të ndaj me ju që: cilido që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi do të jetë: Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë një mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur”.

Por ajo që ka ngritur pikëpyetje dhe hamendje mbetet se Edi Rama tha se “Vendimin për vete nëse do jem kandidat për deputet nuk e kam marrë ende. Unë mund të mos jem fare në listë.  Të gjitha deputetet që kanë qoftë një mandat do të jenë në fushë. Të rinjtë dhe të rejat do jenë në listë të mbyllur, pasi ata përfshihen dhe e bëjnë partinë më të re. Të tjerët pikërisht se kanë qenë aty, duhet të jenë në fushë dhe të garojnë fort”.
A është lapsus togjaleshi i tij “Unë mund të mos jem fare në listë” apo  është vendim, akoma nuk ka informacione dhe ka zgjuar shumë dyshime se çdo të thotë kjo thënie e kryeministrit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente