”E duam lumturinë”, Parashqevi Simaku këndon me stafin e Top Media-s në urimin e fundvitit

Showbiz E Martë, 24 Dhjetor 2024 21:34
Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel. “E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media.
Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve. Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra të tjera kësaj tradite.

Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili gjeti në SHBA, këngëtaren Parashqevi Simaku e paralajmëroi këtë pjesëmarrje të ikonës së muzikës në traditën e Top Channel. Pak ditë më parë ai e zbuloi këtë surprizë gjatë programit “Top Story”. “Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani, teksa tregonte detajet e përgatitjes së Parashqevisë për këtë surprizë.
“E duam lumturinë” është përzgjedhur nga Top Channel si një himn për krijimtarinë muzikore shqiptare që mbetet ende gjallë sot e kësaj ditë. Parashqevi Simaku mori pjesë në festivalin e 27 të këngës, ku me këtë projekt arriti të fitojë jo vetëm çmimin, por të gjithë zemrat e shqiptarëve. Tekstshkruesi i këngës është Agim Doçi, kompozitor Pirro Çaku dhe orkestrues Gjergj Leka. “E duam lumturinë”, vijon të jetë himn edhe sot e kësaj dite në çdo zemër që ka shpresë dhe lumturi. /Top Channel/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente