Dy motra shqiptare hidhen nga pallati në Itali, njëra ndërron jetë, tjetra në gjendje të rëndë
Bota E Martë, 7 Janar 2025 14:34
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku dy motra me origjinë shqiptare janë hedhur nga një pallat.
Një 31-vjeçare humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa e motra, 34 vjeçe ndodhet në në gjendje të rëndë.
Kjo e fundit siç raporton Tg.com, u shpëtua dhe u transportua në spitalin e San Martinos.
Paraprakisht dyshohet se janë hedhur me qëllim vetëvrasjen, pasi nuk dyshohet për përfshirjen e palëve të treta.
Media vendase raporton se frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e katër fëmijëve të saj, 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.
Me të ishte edhe motra e saj 34-vjeçare, shumë e afërt me viktimën. Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.
Gruaja ishte ndarë prej disa kohësh nga i shoqi, dhe prej kohësh ishte viktimë e abuzimit. Burri u dënua gjithashtu me 4 muaj, por u shpall i pafajshëm për një akuzë të dytë.
Fëmijët e njërës prej dy grave ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes në shtëpi.
Policia po vijon hetimet për shkaqet e tjera që mund t’i kenë çuar motrat në marrjen e aktit ekstrem.
Burimi