Dy arbitra anglezë vendosin drejtësi në dy super çerekfinalet e së premtes
👁1199
Dy arbitra anglezë për dy çerekfinalet e ditës së nesërme. Kështu ka vendosur UEFA për dy supersfidat çerekfinale të Euro 2024.
Në atë që të gjithë e quajnë një finale e parakohshme, dueli mes Spanjës dhe Gjermanisë, aty arbitër kryesor do të jetë anglezi Anthony Taylor, ndërsa asistentë do të jenë dy bashkëkombësit e tij, Geri Besuik dhe Adam Nunn.
Në ndeshjen tjetër, Portugali-Francë, do të vendosin gjithashtu drejtësi arbitrat anglezë. Gjyqtari kryesor do të jetë Michael Oliver, ndërsa ndihmës të tij Stiuart Bart dhe Dan Cook.
Burimi