Drejt përfundimit rruga e re turistike Velipojë-Shëngjin

Drejt përfundimit rruga e re turistike Velipojë-Shëngjin

Rruga e cila lidh plazhin e Velipojës në Shkodër me Shëngjinin është drejt përfundimit. Ky aks pritet që të jetë i gatshëm plotësisht për këtë sezon të verës pas pak muajsh.
Banorët thonë se pas shumë vitesh në harresë kjo rrugë do të sjell një zhvillim të madh për fshatin turistik të Rrjollit në Velipojë. Ata kërkojnë që pas rrugës të pajisen edhe me certifikatat e pronësisë në mënyrë që të mund të zhvillojnë pronat e tyre në shërbim të turizmit.

“Vij nga Amerika. Një rrugë me një pamje shumë të bukur. Është vërtetë fantastike. Më pëlqen shumë. Për mua është hera e dytë që vij në këtë aks rrugor. Përpara kam qenë me një mikun tim dhe besoj do rikthehemi sërish. Ia vlen ta shijosh këtë natyrë të bukur që ju keni”, thotë një turist.
Rruga e re turistike Velipojë-Shëngjin e shkurton me një orë këtë aks duke e bërë për 20 minuta.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente