
Djemtë e Shqipërisë e nisin në Wembley me fanellën e zezë, na sjell fat
👁6872
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë pas pak minutash në sfidën e parë eliminatore për Botërorin 2026. Sfida do të luhet në mitikun legjendar “Wembley”, aty ku ekipi i Silvinjos do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe.
Në prag të kësaj përballje, FSHF, ka zbuluar se Shqipëria do të luajë me fanellat e zeza. Ndryshe nga hera e fundit në Londër ku luajtën me fanellat e bardha, këtë herë lojtarët e Kombëtares do të zbresin në fushë me bluzat e treta.
Fanella e zezë ka qenë fatsjellëse për Shqipërinë. Me të veshur në Jerevan, kuqezinjtë e De Biasit siguruan kualifikimin për të parin Europian në histori, duke mposhtur 1-3 Armeninë, ndërsa paraqitje të mira patën edhe në Euro 2024, ku barazuan 1-1 me Kroacinë.
Burimi