Dhjetori i festave, çel siparin në Sarandë me fëmijët, për të kulmuar në një natë magjike

Dhjetori i festave, çel siparin në Sarandë me fëmijët, për të kulmuar në një natë magjike

Dhjetori i festave çel siparin edhe në Sarandë, duke ftuar të parët në këtë skenë fëmijët, llamburitjen më të bukur të gësimit që sjelli ky muaj festash.
Kreu i ekzekutivit, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, përmes së cilës përcillet e plotë kjo çelje e sezonit të festave të fundvit në qytetin bregdetar. Fëmijë me veshjet festive dhe me kandilë në duar vrapojnë për të sjellë lajmin e mirë, atë të ardhjes së festave. Ata e hapën festë, për t’u bërë pjesë e saj së bashku me prindër, vëllezër e motra, me gjithë qytetin e Sarandës që u bë pjesë e kësaj panorame festive.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Oltion Çaçi, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi iu bashkuan skenës magjike, ku fëmijët dhe muzika sollën atmosferën festive plot gëzim dhe dashuri.

Çaçi bashkë me fëmijët bënë numërimin mbrapsht nga dhjeta te numri një duke shenjuar momentin kulmor të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në qytetin bregdetar.
Fëmijë dhe qytetarë u mbldhën në sheshin qendror të qytetit të Sarandës, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime. Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet bregdetar në çdo periudhë të vitit.
AV
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente