Dëshira për 2025, Rovena u kërkon falje prindërve që ende s’arriti t’i bënte gjyshër
Showbiz E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 20:59
Shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 3” është mbushur me emocione dhe momente reflektimi teksa banorët kanë ndarë dëshirat e tyre për fundvit. Një nga momentet më të veçanta ishte ai i Rovenës, e cila, përmes një deklarate të sinqertë, preku zemrat e publikut.
Këngëtarja Rovena Stefa i kërkoi falje prindërve të saj për faktin se ende nuk u ka dhuruar gëzimin e të qenit gjyshër. “E ndjej si një peng të madh që deri tani nuk kam mundur t’ju sjell këtë lumturi,” tha ajo me zë të emocionuar, ndërsa ndau edhe dëshirën e saj më të madhe për vitin 2025: të bëhet nënë.
Kjo dëshirë, e shprehur me aq shumë përulësi dhe dashuri, jo vetëm që pasqyroi një anë tjetër të personalitetit të Rovenës, por gjithashtu i dha një mesazh të fortë publikut për rëndësinë e familjes dhe ëndrrave të sinqerta që na bashkojnë. Shtëpia e Big Brother vazhdon të jetë jo vetëm një arenë lojërash dhe sfidash, por edhe një vend ku emocionet e vërteta dhe dëshirat më intime dalin në pah.
Burimi