Deputetja e PD-së: Tre ministra duhet të shkarkohen për skandalin tek Onkologjiku
👁859
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka folur sot në Kuvend skandalin tek Onkologjiku.
Në fjalën e saj, Vokshi tha se tre ministra duhet të shkarkohen për ketë ngjarje të rëndë.
“Në këtë qeverisje 3 ministra, Koçiu, Manastirliu dhe Manja nuk duhet të ishin të ulur në ato karrige. Duhet të ishin shkarkuar ose dorëhequr. Të gjithë kishin dijeni mbi atë që ka ndodhur tek Onkologjiku, por kanë refuzuar të reagojnë. Dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët. Ka edhe mjekë që abuzojnë por koka e korrupsionin janë këta 3 ministra”, tha Vokshi në Kuvend.
Burimi