
Danimarka i thotë lamtumirë postës tradicionale
Bota E Premte, 7 Mars 2025 10:06
Posta tradicionale në Danimarkë po shkon drejt fundit. Shërbimi postar i vendit, NordPost, ka njoftuar se do të ndalojë plotësisht shpërndarjen e letrave në fund të vitit 2025, duke përmendur një rënie drastike prej 90% të volumit të letrave që nga fillimi i shekullit.
Danimarka kishte një shërbim postar universal për 400 vjet, deri në fund të vitit 2023, por me zhvillimin e shërbimeve të postës dixhitale, përdorimi i letrave ka rënë në mënyrë dramatike. Numri i letrave ka rënë nga 1.4 miliardë në fillim të shekullit, në vetëm 110 milionë vitin e kaluar.
Megjithëse 95% e danezëve përdorin shërbimin Digital Post, rreth 271,000 persona, kryesisht të moshuar, ende mbështeten te posta fizike për të marrë korrespondencën e tyre.
Ky ndryshim tregon një epokë të re për komunikimin në Danimarkë, ku dixhitalizimi po zëvendëson gjithnjë e më shumë metodat tradicionale të shkëmbimit të informacionit.
Burimi