Çmimi për prodhuesit e energjisë – Caktohet vlera për vitin 2025, qeveria do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet për vitin që vjen, ndërkohë që vlera ka mbetur e pandryshuar me atë që ishte edhe gjatë vitit 2024.
Sipas formulës së miratuar dhe legjislacionit në fuqi, ky është çmimi maksimal, që mund të aplikohet për këta prodhues energjie, ndërkohë që sipas anëtarëve të bordit të ERE-s ky çmim garanton qëndrueshmërinë e tyre.
Vendimi i qeverisë që përcakton metodologjinë e caktimit të çmimit, vendos edhe tavanin që mund të aplikohet në këto raste. Deri në mesin e shkurtit të vitit që kaloi çmimi tavan ishte 8.5 lekë/ kWh, por ai u ndryshua përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, duke u rritur në 10 lekë/ kWh. Te prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike futen centralet me fuqi të instaluar deri në 15 MW.
Burimi