”Brenda 4 mureve e pa një oborr”, Berisha flet për 11 muajt e izolimit në shtëpi

”Brenda 4 mureve e pa një oborr”, Berisha flet për 11 muajt e izolimit në shtëpi

Kryetari i PD-së, Sali Berisha këtë të enjte ndodhet në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku fillimisht ka treguar për 11 muajt që kaloi në izolim. ”Vërtet arrest shtëpie, por në disa aspekte po të keni parasysh kushtet, unë isha brenda 4 mureve. Pa një oborr dhe pa një të drejtë lirie, që përcaktohet në çdo paraburgim në çdo shtet të botës, përveçse në atë që urdhëron Edi Rama. Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij”,-tha Berisha. Nuk mund të mos kujtojmë videot virale të Berishës në tarracën e shtëpisë së tij. Për të, ecja është element thelbësor i përditshmërisë. Ai shtoi se edhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente