Besnik Hasi zyrtarizohet në krye të skuadrës së njohur belge

Besnik Hasi zyrtarizohet në krye të skuadrës së njohur belge

Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 14:37
Besnik Hasi do të jetë trajneri më i ri i skuadrës belge të Anderlecht. Ka qenë vetë klubi që mëngjesin e sotëm ka publikuar lajmin se Besnik Hasi do të pasojë në stol ish trajnerin David Hubert të shkarkuar.
Bëhet fjalë për një rikthim të 53 vjeçarit në pankinën e Anderlecht, kjo pasi ai ka qenë më herët pjesë e këtij klubi në sezonet 2014-2016.

Së fundmi Hasi drejtoi për dy sezone skuadrën tjetër belge të Mechelen.
Burimi