Berisha: Votuat në 5 minuta arrestimin tim! Balla: Shpresa juaj tek Kujtimi dhe Selamiu

Berisha: Votuat në 5 minuta arrestimin tim! Balla: Shpresa juaj tek Kujtimi dhe Selamiu

Seanca e sotme në Kuvend, ishte si një fushatë elektorale. Sali Berisha renditi skandalet e qeverisë që varfëroi më shumë shqiptarët. Po ashtu i dha një këshillë socialistëve që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tregoi hapur se nuk kishte harruar se ky Parlament votoi arrestimin e tij pa u menduar dy herë. Kundërpërgjigjen ia dha ministri i shtetit Taulant Balla. Ai renditi të gjitha arritjet e kësaj qeverie ndër vite.

Që nga rritja e pagës, rritja e pensioneve, por dhe firmosja e marrëveshjeve me 16 shtete për njohjen e pensioneve. Balla lajmëroi se shumë shpejt do të firmoset dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë.
Sali Berisha: Do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës komuniste. Votuan në 5 minuta për arrestimin tim. Ju si kukulla mjerane votuat. Menduat se fituat duke ndëshkuar Berishën, por karma ju vjen prapa. Këshillën e fundit kam: Mos kandidoni, se jeni lugetërtë një regjimi unik në Europë.
Taulant Balla: Kur ne morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërsa në 2024 pensioni mesatar arriti në vlerën 175 euro dhe premtimi ynë, është që në fund të mandatit të katërt pensioni të jetë 400 euro, ndërsa pensionin në fshat synojmë ta çojmë 200 euro. Shpresa juaj tek Kujtim Gjuzi e Selami Jenisheri. Kam bërë gjëra të mirë me ta, kam ndryshuar kushtetutën. Ju do të humbni, do të merrni vendimin për bojkot, ju do ikni e ata do të jenë në kuvend. Ky është film i parë. Seanca tjetër do të jetë 22 maj.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente