Berisha takim me kryesinë e Lezhës: Takoni qytetarët, fitorja në duart tona

Berisha takim me kryesinë e Lezhës: Takoni qytetarët, fitorja në duart tona

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me Kryesinë e Lezhës, ku u kërkoi takim me sa më shumë qytetarë, kjo për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025. Ai pohoi se çdo takim duhet të jetë në frymën e bashkimit. Ndërkohë një përgjigje pati edhe për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“Është në dorën tonë, në dorën e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë fitorja. Nuk ka gjë në botë që mund ta ndalë, përveç vetes tonë. Të bëjmë gjithçka për të takuar qytetarin. Ditë e natë në takime, bisedë, sqarime. Ka plot që kanë një zinxhir vërejtjesh, të ulemi me ta.

Shiko çfarë ndodh atje në krahun tjetër ku nuk pipëtin asgjë, thika dhe pyka çdo natë kundër njëri-tjetrit. Kush ja çoi Erion Veliajt ato, se thotë mi çoi Berisha. Shiko çfarë denatyrimi njerëzor. Edhe ja ka çuar, pa vendim dhe thotë ma bëri Berisha”, u shpreh kreu demokrat.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente