
Berisha kujton Andis Harasanin: Punoi për ndryshimin, por Rilindja e përzuri
Sali Berisha ka përkujtuar ish-deputetin socialist Andis Harasani, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Për të Harasani ishte një politikan i ri i cili punoi për ndryshimin e Shqipërisë, teksa akuzoi Rilindjen se e përzuri atë.
“Andis Harasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj. E vërteta, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim. Por nuk mund të mohohet se, ju e përzutë atë, dhe duhet të kërkoni ndjesë. Jo ju personalisht, se nuk e përzutë ju personalisht, por rilindja e përzuri atë.Një patriot, një njeri i cili nuk pranoi kurrë të bëjë kompromis me të keqen, siç bëtë ju, me radhë. Prandaj mund ti kërkonit ndjesë dhe ju garantoj se veç se përfaqësoje jo mendimin e Sali Berishës, por mendimin e qindra dhe mijëra socialistëve që e prisnin sot këtë nga ju”, tha Berisha.
Deputetët janë bërë bashkë si rrallëherë në seancën e sotme plenare, me kryeparlamentaren Elisa Spiropali që kërkoi një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Andis Harasani. Ajo e cilësoi Harasanin si një parlamentar aktiv dhe të përkushtuar.
Burimi