
Benet Beci, bën prezent ecurinë e punës në kantierin e rrugës së Komanit, këtij investimi jetik për banorët e zonës
Aktualitet Politikë E Diel, 9 Mars 2025 09:11
Mirëmëngjesi nga kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci vjen nga kantieri i hapur i punës në rrugën e Komanit!Ky investim jetik për banorët e zonës po shënon një ndryshim të rëndësishëm në infrastrukturën dhe zhvillimin e kësaj zone në qarkun e Shkodrës. Prej vitesh, banorët e Komanit dhe fshatrave përreth janë përballur me vështirësi të mëdha në lëvizje, duke ndikuar jo vetëm në jetën e tyre të përditshme, por edhe në mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.Përveç përmirësimit të infrastrukturës, kjo rrugë po shërben edhe si një shtysë për rikthimin e shumë familjeve në vendlindjen e tyre, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit dhe ekonomisë lokale.Ky është vetëm një hap i parë drejt transformimit të kësaj zone me potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik. Ky investim do të jetë një histori suksesi për të gjithë.
Burimi