
Bayerni shkatërron Werderin, shkëlqen Kane me dopietë
👁1382
Sporti E Premte, 7 Shkurt 2025 22:50
Bayerni ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në kampionat, teksa mposhti Werder Bremen me rezultatin 3-0. Dopieta e Harry Kane me penallti në minutat 56 dhe 90+7 dhe goli i Sane në minutën e 82-të, i siguruan fitoren e 17-të në 21 javë Bayernit.
Falë këtij triumfi, skuadra e Kompany, ka thelluar diferencën në 9 pikë nga Bayer Leverkusen i Granit Xhakës, që ka një ndeshje më pak. Ndeshja e radhës do të jetë pikërisht ndaj ekipit të Alonsos.