Autogoli më i çuditshëm, dyfishohet avantazhi i portugezëve kundër Turqisë. Ronaldo tregohet altruist

Autogoli më i çuditshëm, dyfishohet avantazhi i portugezëve kundër Turqisë. Ronaldo tregohet altruist

Turqi-Portugali po ndeshen në javën e dytë të grupeve të EURO 2024, me dy skuadrat që janë pjesë e Grupit F, sfidë që nisi në orën 18:00 dhe që po luhet në “Signal Iduna Park”.
Turqi-Portugali 0-3
56’- Goool Portugalia 0-3! Cristiano Ronaldo, i vetëm me portierin, tregohet altruist dhe pason për Bruno Fernandes, me mesfushorin, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë për të shënuar.
29’- Akaydin shkakton autogol dhe dyfishon avantazhin e Portugalisë.
21’-Gooool! Silva gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Portugalinë në avantazh.
FORMACIONET ZYRTARE:
Turqia: Byindir, Celik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu, Ayhan, Akturkoglu, Kokcu, Akgun, Yilmaz.
Portugalia: Costa, Mendes, Pepe, Dias, Cancelo, Vitinha, Palhinha, Fernandes, Leao, Silva, Ronaldo.
Burimi