
Atletico Madrid humb shansin për të marrë kreun, mundet nga Getafe
👁830
Sporti E Diel, 9 Mars 2025 16:14
Atletico Madrid bën një tjetër ndalesë në La Liga, pasi pësoi një humbje 2-1 ndaj Getafes në ndeshjen e javës së 27-të në La Liga. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me Sorloth në minutën e 75-të, ndërsa në minutën e 88-të, mbetën në inferioritet numerik, pasi Correa u ndëshkua me të kuq.
Vetëm një minutë më vonë, vendasit barazuan shifrat me Arambarri. Ishte i njëjti lojtar, i cili në minutën e 92-të, përmbysi rezultatin dhe vulosi takimin në 2-1.
Atletico shpërdoroi shansin për të marrë momentalisht kryesimin, pasimbetet në vendin e dytë me 56 pikë, ndërsa Getafe renditet në vendin e 11-të me 33 pikë.
Burimi