Athina “zgjohet” me atentat mafioz, ekzekutohet me 8 plumba një burrë
Një atentat mafioz është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Athinë të Greqisë. Mediat fqinje raportojnë se një person është ekzekutuar me 8 plumba.
Krimi ka ndodhur në zonën e Neo Psychiko, rreth orës, 08:23 në kryqëzimin e rrugëve “25 Marsi” dhe “Kretës”, teksa viktima ishte duke udhëtuar me një automjet tip “BMW” ngjyrë të zezë.
Autorët kanë qenë dy persona me motor, të cilët me gjakftohtësi e kanë ekzekutuar në lëvizje dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Raportohet se automjeti i viktimës është në emrin e partnerit të tij në biznes. Ka qenë ky i fundit, i cili ka njoftuar Policinë dhe ka gjetur të vdekur burrin me 8 gëzhoja pranë tij.
Bëhet me dije se viktima ishte me profesionin inxhinier topograf, teksa krimi ndodhi pranë kompanisë teknike të tij.
Burimi