Arbër Hoxha: Spanja ekipi më i mirë i Europianit, na pret një ndeshje e vështirë

Arbër Hoxha: Spanja ekipi më i mirë i Europianit, na pret një ndeshje e vështirë

Arbër Hoxha, një nga zbulimet e bukura të këtij Evropiani, pret me ankth super sfidën me Spanjën, e fundit për Grupit B.
“Pasi kam parë dy ndeshjet e para të Spanjës, mund të se janë skuadra më e mirë e këtij grupi, por jo vetëm, deri më tani janë skuadra më e mirë e këtij turneu.
Spanja ka disa lojtarë të jashtëzakonshëm. Ne i pamë edhe kundër Italisë që dominuan të gjithë ndeshjen. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë të lush kundër tyre”, u shpreh Arbër Hoxha për faqen zyrtare të UEFA-s
Burimi