Apeli i GJKKO: Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg

Apeli i GJKKO: Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg

Gjykata e Apelit të Posaccëm vendosi të dënojë Alfred Belerin me dy vite burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO.
Beleri është dënuar për korrupsion në zgjedhje, ndërkohë që tashmë është edhe eurodeputet, pasi u zgjodh me partinë “Nea Demokracia” për zgjedhjet në Parlamentin Europian.
Ambasadorja greke në vendin tonë, Kostantina Kamitsi, ka folur për mediat pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme duke thënë se:
“Për fat të keq, shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.
Me gjithë dëshirën e popullit të Himarës, siç u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet edhe sot nga persona që nuk janë zgjedhur prej votuesve“, tha ajo.
 
Burimi