Albin Kurti për Kombëtaren: Ky grup lojtarësh na bëri krenarë, e ardhmja është premtuese!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se pavarësisht moskualifikimit në Europian, Kombëtarja Shqiptare na ka bërë krenarë dhe e ardhmja e tyre është premtuese.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti shkruan se Shqipëria luajti në fushë si e barabartë përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë me histori botërore në futboll, dhe tifozët kuqezi që dominuan stadiumet.
”Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian. Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës.
Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani. Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë”, shkruan Kurti në Facebook.
Burimi