
Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë
👁1237
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë- Laç. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në kryqëzimin e Rrilës, ku nga goditja njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët.
Nga raportimet e para bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
Burimi