Agjentina mund me penallti Ekuadorin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, Messi gabon penallti (VIDEO)

Agjentina mund me penallti Ekuadorin dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, Messi gabon penallti (VIDEO)

Argjentina u kualifikua për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, pasi mundi Ekuadorin. Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe fituesi u vendos vetëm nga penalltitë. Sfida Në minutën e 35-të, ekipi i drejtuar nga Skaloni mori më të mirën nga një goditje këndi, teksa me kokë nga fare pranë u tregua i saktë mbrojtësi Lisandro Martinez, i asistuar nga Mac’Alister.
Të besuarit e Sanchez fituan penallti në të 62-tën, duke patur kështu një mundësi të artë. Gjithsesi, 34-vjeçari “gjeti” vetëm shtyllën, edhe pse portieri ishte i mposhtur, pasi u hodh në krahun tjetër.
Në të 90-tën, Rodriguez finalizoi me sukses një aksion perfekt, duke bërë që takimi të shkojë në penallti. 11-metërshi i parë i goditur nga Messi u gabua. Hero i kampionëve të Botës u shfaq sërish portieri Emiliano Martinez, që neutralizoi 11-metërshat e Menas dhe Mindas. Argjentina u kualifikua për në gjysmëfinale.
Burimi