24 qershori, datë e mallkuar për Italinë

24 qershori, datë e mallkuar për Italinë

Italinë e pret një mbrëmje e vështirë, qoftë edhe në nivel supersticioz. Të kaltrit do të luajnë kundër Kroacisë për raundin e fundit të sfidave në grupe në Kampionatit Evropian 2024 në një datë të pafat në kuptimin futbollistik për historinë italiane. E para daton në Kupën e Botës 2010. Italia nuk shkoi përtej barazimit ndaj dy kundërshtarëve sigurisht jo të pakalueshëm si Paraguai dhe Zelanda e Re.
Duhej një fitore ndaj Sllovakisë së vendit të parë për të qenë e sigurt për të kaluar, por Hamsik dhe shokët e tij triumfuan 3-2. Golat e shënuar nga Di Natale dhe Quagliarella nuk vlejtën për asgjë: Italia mbrojti kështu në mënyrën më të keqe të mundshme titullin e fituar 4 vjet më herët në Gjermani.
Më 24 qershor 2014 të kaltrit duhej të merrnin një rezultat pozitiv kundër Uruguait për të hyrë në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës 2014 në Brazil. Për situatën e pikëve dhe diferencës së golave do të mjaftonte një barazim, por Uruguai fitoi 1-0 me gol të Godinit.
Ndeshje që kujtohet për zëvendësimin e Balotellit nga trajneri Prandelli pas 45 minutave të para dhe për kafshimin e Suarezit ndaj Chellinit. Fansat italiane, futbollistët e kaltër dhe Spalletti shpresojnë që të mos përsëritet një 24 qershor i tretë me eliminim.
Burimi