Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Koha për t’u tërhequr matanë kufirit”, Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të shtesës së një lokali. Kreu i qeverisë shkruan se është momenti që të respektohet hapësira e përbashkët. ”Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Respekte për çmontimin”, ka shkruar Rama.