“Koha për rotacion në PD”/ Ilir Alimehmeti për Top Channel: Berisha kryetar, por partia duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

“Koha për rotacion në PD”/ Ilir Alimehmeti për Top Channel: Berisha kryetar, por partia duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo të Sali Berishës i takon forumeve. “Berisha është kryetar i PD. Statutin e vendos partia dhe është e drejta jonë që ta bëjmë këtë diskutim brenda forumeve tona, kur të mblidhen. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, ju e dini, nuk është mbledhur deri tani, ne do kemi diskutimet tona”, thotë Ilir Alimehmeti për Top Channel. Humbja e zgjedhjeve nuk u shoqërua me dorëheqje të lidershipit. Me mbylljen e betejës ligjore, doktori Alimehmeti pret që...