Koha është të duhemi

Koha është të duhemi

2 September, 2026 - 23:03 Poezi nga Ali Podrimja Koha është të duhemi,të kesh besim në mua kur të them: Trime,të kem besim në ty kur më thua: Trim.Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.E nën një kulm banonim,nga frëngjia me ditë më peshove,me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,se mos do të takoj te kroni i shpresave.Ma ruaj syrin, dashuria ime,ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.Dashuria ime,ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.Në fund të livadhit të kositur...