Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Koha e Vazalëve – nga Jusuf Buxhovi
Nga Jusuf Buxhovi KOHA E VAZALËVE… Princi i shkërmoqur nga vetmia dhe pesha e viteve të trishta i mbyllur në Kështjellën e Pashtrikut nga Kryqtarët që kishin marrë vendin nën mbikëqyrje, dukej si i pajetë. Të kota ishin fjalët e oborrtarit besnik, Mikelit plak, që po i flise për pritjen me padurim të kryqtarëve të rinj si dhe fjalëve të tyre se vinin si “çlirimtarë” për t’ua hequr qafe, kundërshtarët e tij – vasalët e kryqtarëve, që vendin e kishin kthyer në plaçkë… Të menduarit se tashmë shumë prej bashkëpunëtorëve të dikurshëm, që i kishin takuar kauzës së një principate të mvetësishme jashtë luftës së kryqit me kryq dhe jashtë përkatësive armiqësore, (shkrimtarë, artistë dhe klerikë të vrarë nga fitimtarët pse nuk ishin pajtuar me...