Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kodiku i Purpurt i Beratit
“Kodiku i Purpurt i Beratit” është një dorëshkrim mjaft i rëndësishëm për fillimet e shkrimeve Biblike. Duke gjykuar nga teknika e shkrimit mendohet se ai është shkruar në shekullin e VI p.e.s. Gjithsej ka 190 fletë, të shkruara me shkronja të derdhura në argjend. Bukurshkrimi është i veçantë ndërsa gërmat janë të medha (majuscule). Ai përmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Lënda e dorëshkrimit është pergamen në ngjyrë të kuqe të thellë (purpurtë) prej nga ka marrë edhe emrin. Pjesë të tjera të rëndësishme të kodikut janë të derdhura në ar. Kapaku i dorëshkrimit është më i vonshëm se vepra, ai është metalik dhe me zbukurime skenash biblike. “Kodiku i Artë i Anthimit” i përket shekullit të IX dhe është shkruar me gërma...