Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është nën hetim nga SPAK për dy vepra penale: përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete. Nëse akuzat do të provohen në gjykatë, pasojat penale varen nga mënyra se si do të vlerësohen faktet dhe nga dispozitat përfundimtare të ngritura nga prokuroria. Rasti i Vlora Hysenit është pjesë e procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Më 21 shtator 2026, Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, caktoi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin e ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik. SPAK e identifikon Hysenin si person nën hetim për veprat e parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal. Ndërkohë, Hyseni është larguar tashmë nga drejtimi i SHISH....