Kodi i ri Penal: Vagina me status VIP… 12 vjet burg nëse e dëmton! Zemra dhe mëlçia… pa mbrojtje ligjore!

Kodi i ri Penal: Vagina me status VIP… 12 vjet burg nëse e dëmton! Zemra dhe mëlçia… pa mbrojtje ligjore!

Nga avokat Arben Llangozi Ka ndodhur ajo që s’pritej, Kodi i ri Penal shqiptar ka shënuar një nga kapërcimet më... anatomiko-ligjore në historinë e jurisprudencës moderne. Në nenin 767, ligji ka zgjedhur të mbrojë një organ të vetëm nga e gjithë trupa njerëzore, vaginën. Po, nuk është as metaforë dhe as lapsus, Vagina është e përmendur me emër dhe me përparësi në ligj. Në rast dëmtimi të saj, dënimi mund të arrijë deri në 12 vjet burg. Qoftë edhe pa dashje. Edhe nëse bëhet fjalë për një episod intim, të pëlqyeshëm, por që përfundon me ndonjë “kafshim artistik”. S’ka rëndësi!...