Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kodi i ri Penal, Ministria e Drejtësisë të çon në burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”
Parlamenti i ri i cili do të nisë punën në shtator do të fillojë me shqyrtimin e draftit të ri të kodit penal, i cili u prezantua pak ditë më parë nga krerët më të lartë të Drejtësisë në vend. Ky draft pritet të shoqërohet me debate të forta për shkak të përmbajtjes së disa prej neneve të tij. Konkretisht në nenin 516 të draftit parashikohet dënimi për ata që zbulojnë të dhëna sekrete, përfshi këtu edhe gazetarët. Në pikën 1 të këtij neni thuhet se “Zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e...