Kodi i ri Penal, Kikia: Do pësojë ndryshime para miratimit përfundimtar

Kodi i ri Penal, Kikia: Do pësojë ndryshime para miratimit përfundimtar

Analisti Mentor Kikia ka komentuar gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në studion e News24 diskutimet rreth draftit të ri të Kodit Penal, i cili ndodhet aktualisht në fazën e konsultimit publik. Sipas tij, diskutimet që janë ndezur pas publikimit të draftit përbëjnë një formë reagimi qytetar që, pavarësisht se shpesh vjen në formë jo profesionale, nuk duhet të injorohet. “Drafti i Kodit të ri Penal i nënshtrohet një diskutimi publik në formën e komenteve personale. Besoj se drafti do të pësojë shumë ndryshime kur të shkojë në formën finale dhe besoj se kjo formë diskutimi, sado që shumë herë është jo profesionale, është një formë e qasjes publike të shumë qytetarëve ndaj këtij drafti,” u shpreh Kikia. Ai theksoi se është e rëndësishme që profesionistët...