Kodi i ri Penal, Berisha: Dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët dhe amniston zyrtarët abuzivë

Kodi i ri Penal, Berisha: Dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët dhe amniston zyrtarët abuzivë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika të ashpra për draftin e Kodit të ri Penal në një konferencë për mediat ditën e sotme. Berisha e cilësoi si “narkokod” dhe “produkt të shpellave të mafies”. “Kur thashë se ky kod ka dalë nga shpellat e mafies, pati njerëz që u habitën. Por tani që Prokurori i Përgjithshëm e konfirmon se nuk është pyetur fare, kuptohet qartë se çfarë përfaqëson ky kod: dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët”, deklaroi Berisha. “Edhe njëherë, narkoshteti nuk mund të mos hartonte narkokodin.Dje në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm me kurajo...