Kodi i ri Penal, BE: Nuk ishim pjesë e hartimit të draftit, konsultohuni me institucionet e drejtësisë

Kodi i ri Penal, BE: Nuk ishim pjesë e hartimit të draftit, konsultohuni me institucionet e drejtësisë

Bashkimi Europian ka reaguar sot për draftin e ri të Kodit Penal u prezantua javën e kaluar nga krerët e sistemit të Drejtësisë në vend. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha pyeti Zyrën e Brukselit në Tiranë lidhur me draftin dhe Delegacioni konfirmon konfirmon se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të dispozitave të Kodit Penal, por vë theksin te procesi gjithëpërfshirës që duhet të shoqërojë miratimin e tij. “Duke qenë se rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe...