Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit
Nëpunësit që duan të kryejnë veprimtari të jashtme përveç punës në Ministrinë e Arsimit duhet të marrin aprovim me shkrim nga eprori, pas verifikimit nëse është e lejueshme ose jo. Ministrja Mirela Kumbaro ka miratuar Kodin e Etikës, ku të gjithë nëpunësit do të duhet të zbatojnë rregullat e sjelljes brenda dhe jashtë institucionit, me qëllimin për të mos cënuar imazhin e administratës. “Nëpunësit e institucionit duhet të garantojnë se të gjitha asetet, mjetet e punës, infrastruktura teknologjike dhe bazat e të dhënave zyrtare përdoren ekskluzivisht për përmbushjen e detyrave funksionale dhe në shërbim të interesit publik. Për të siguruar paanshmërinë politike dhe integritetin e institucionit, këto burime nuk mund të vihen në dispozicion të aktiviteteve gjatë fushatave elektorale”. Paraqitja në punë kërkohet të jetë...
Burimi:
javanews.al