“Kodet mafioze të kryeministrit”/ Arbër Hitaj shpërthen ndaj Ramës: Shqipëria në një spirale të rrezikshme!

“Kodet mafioze të kryeministrit”/ Arbër Hitaj shpërthen ndaj Ramës: Shqipëria në një spirale të rrezikshme!

Gazetari Arbër Hitaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të ngritura nga Erion Veliaj për presion politik dhe kërcënime të pretenduara në burgun e Fierit. Në reagimin e tij, Hitaj e cilëson situatën një tregues shqetësues të mënyrës së funksionimit të shtetit, ndërsa përdor termin “kode mafioze” për të përshkruar veprimet që ia atribuon kryeministrit. “Erdhi dhe kjo ditë! Ja si e katandisi shtetin shqiptar Edi Rama!”, shkruan gazetari. Hitaj ngre një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me rolin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i cili, sipas pretendimeve të Veliajt dhe avokatit të tij, ka përcjellë mesazhe nga kryeministri gjatë një takimi në paraburgim. “Një ministër që çon mesazhe ndaj kryetarit të bashkisë në qeli, a kemi të bëjmë...