Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në Ksamil dhe Borsh
Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në bregdet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “në Ksamil dhe Borsh, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë përgjatë vijës bregdetare për të ofruar ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme për çdo pushues”. “Tendat shëndetësore verore janë të pajisura dhe funksionale 24/7, për të siguruar pushime të qeta, të sigurta dhe pa shqetësime shëndetësore”, theksoi Koçiu në një postim në rrjetet sociale. Në vetëm një muaj pas hapjes 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit dhe...