Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përsëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve ndaj forcave të rendit. Deklarata e saj është shoqëruar me pamje filmike ku tregohet hedhja e një bombe Molotov ndaj efektivëve, nga ku një punonjës i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët gjatë kryerjes së detyrës. Në reagimin e saj, Koçiu e ka adresuar përgjegjësinë e trazirave te drejtuesit e opozitës, duke deklaruar se “koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar” dhe se “sot, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur, ka marrë përsipër autorësinë e plotë të shkatërrimit dhe e ka grisur vetë alibinë e ‘turmës së zemëruar’”. Më tej, Zëvendëskryeministrja u shpreh se “Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një...