Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar Whipple
Në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses një ndërhyrje tek një paciente 33-vjeçare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes dhe Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe trajtua me sukses te një paciente 33-vjeçare, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale”. “Operacioni u krye me teknikën e avancuar Whipple (Duodeno-Cefalo-Pankreatektomi), duke ruajtur funksionin pankreatik dhe shmangur komplikacionet”, tha Koçiu. Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ervin Sulaj, si...